Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARATE

4 shtete mysafire në turneun masovik të karatesë

4 shtete mysafire në turneun masovik të karatesë


8 March, 2022 @11:09

KK Fushë Kosova ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Kosovës organizon turneun “Fushë Kosova Open 2022”.

Aty do të jenë pjesëmarrëse edhe katër shtete tjera, ndërsa organizatori e vlerëson si turne më cilësor dhe më masovik në rajon.

Pos Kosovës, në këtë turne që mbahet më 13 mars 2022 dhe nis në ora 10:00, aty do të jenë pjesëmarrës edhe karateistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Turneu mbahet në palestrën 1 tetori në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera