Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PING PONG BLOG

5 arsyet përse vendi juaj i punës ka nevojë për një tavolinë pingpongu

5 arsyet përse vendi juaj i punës ka nevojë për një tavolinë pingpongu


Shkruan: Anila Shala, lojtare e KPP PriPing

8 September, 2020 @11:46

Çdo ditë e më shumë kompanitë janë më të vetëdijshme se për të qenë sa më të suksesshme atyre u duhet të krijojnë një ambient të punës argëtues dhe të këndshëm. Nëse shikojmë ambientet e punës së kompanive të mëdha e vërejmë se kultura moderne e zyrave ka një rëndësi shumë të madhe. Në fakt ajo është ADN-ja e kompanisë, sepse përmes saj kompania juaj dallohet nga kompanitë tjera konkurrese dhe kjo e bën atë të veçantë. Për këtë arsye ata mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme që të arrijnë qëllimin e tyre dhe njëra prej opsioneve është paisja e vendeve të punës me tavolina të pingpongut. Dhe këtë zgjidhje e mbështesin hulumtimet e kryera rreth kësaj çështjeje.

Arsyet kryesore që kanë ardhur si përfundim pas këtyre hulumtimeve janë më poshtë:

Theksimi i të menduarit dhe aftësive strategjike - Ekspertët e pingpongut tregojnë se pingpongu rrit përqendrimin dhe gatishmërinë, stimulon funksionimin e trurit dhe zhvillon aftësitë e të menduarit në mënyrë taktike. Dhe pasi që është një nga lojërat e vetme që zhvillohet në ambiente të mbyllura dhe ndihmon të menduarit strategjik, atëherë është më shumë se e nevojshme që në zyret e juaja të keni një tavolinë pingpongu. Ku gjatë kohës së pushimit punonjësit mund të luani, sepse pas vetëm 15 minuta duke luajtur pingpong, ju do t’u riktheheni punës më të angazhuar dhe të mbushur me mendime më të mprehta e strategjike.

ping pong

Përmisimi i disponimit - Studimet tregojnë se punonjësit, të cilët janë të lumtur dhe të kënaqur shfaqin angazhim dhe besnikëri në nivele më të larta ndaj kompanisë së tyre. Përmisimi i disponimit në zyrë mund të arrihet shumë lehtë përmes lojës së pingpongut, sepse aktiviteti fizik prodhon dopaminë dhe endorfinë (kimikate që iu bëjnë të ndiheni mirë dhe të lumtur). Gjithashtu ajo lojë do të ndihmon në socializimin më të madh të kolegëve, sepse do t’u ofroj atyre mundësinë që të njihen më shumë me njëri-tjetrin gjatë kohës që janë duke luajtur dhe biseduar.

Rritja e produktivitetit - Dr. Daniel Amen, i cili është anëtar i Bordit Amerikan të Psikiatrisë dhe Neurologjisë, përmes hulumtimit të tij e përshkruan pingpongun si “sporti më i mirë i trurit në botë”. Pingpongu aktivizion në tru fushat, që rrisin përqendrimin, gatishmërinë dhe zhvillojnë aftësi të të menduarit taktik. Përmes këtyre përfitimeve vërejmë se pingpongu është i përkryer gjatë ditëve të punës kur jeni të mbushur me detyra të shumta, të cilat nuk janë argëtuese dhe nuk iu tërheqin aspak. Mirëpo, në këto raste një lojë e shpejtë do të iu ndihmonte për ta mbajtur trurin tuaj vigjilent dhe të përqendruar. Pasi që edhe vet hulumtimet kanë treguar se pinpongu stimulon trurin dhe pas asaj loje ju do të jeni të gatshëm të përfundoni detyrat që keni.

Motivimi dhe konkurrenca - Pavarësisht fushës suaj të punës, ekipi juaj duhet të jetë i motivuar dhe kompania juaj konkurruese në mënyrë që të ketë sukses. Sidoqoftë, motivimi mund të jetë i ndërlikuar ndonjëherë dhe nuk mund të vijë natyrshëm, kështu që iu duhet një aktivitet nxitës dhe pingpongu është i duhuri. Ai është njëra prej mënyrave më argëtuese për të rritur nivelet e energjisë, për të angazhuar trurin dhe për te mbajtur të motivuar punonjësit tuaj.

ping pong

Mundësia për të pushuar - Ne të gjithë po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve, me problemet e tendosjes së syve dhe shpinës gjithnjë e më të zakonshme. Pushimet e shkurta dhe të rregullta mund të zvogëlojnë shpejt problemet shndetësore, të cilat lidhen me të qëndruarit ulur gjatë gjithë ditës. Kështu që një mënyrë ideale për të kaluar kohën gjatë pushimit është një ndeshje e pingpongut. Meqenëse, ajo luhet shpejt ju nuk do të shqetësoheni se nuk do të keni kohë të kryeni detyrat gjatë ditës. Përkundrazi do t’i kryeni ato me një kënaqësi më të madhe.

Pra, shihet qartë se kultura moderne e zyrave përcaktohet nga tabela e pingpongut dhe se paisja me të është mjaft e rëndësishme. Investoni një herë ose improvizojeni atë dhe pastaj do të vëreni përmisimin e ambientit të punës, që do të ndikoj në gjendjen e kompanisë dhe në gjendjen tuaj fizike e mendore. Gjithashtu sporti i pingpongut plotëson njërin prej kritereve të organizatës botërore të shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVID19, që është mbajtja e distancës. Pasi që distanca mes dy lojëtarëve gjatë lojës është 2 metra. Mund të duket e çuditshme se si vetëm një tavolinë ndikon në këtë mënyrë, por pingpongu është i tillë. Është sport argëtues, përfitimet e të cilit nuk kanë të ndalur.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera