Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFATI KALIMTAR I JANARIT

6 transfere te femrat, 14 te meshkujt

6 transfere te femrat, 14 te meshkujt


Tekst: FHK

23 January, 2022 @14:38

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për hendbollistë dhe hendbolliste. Ndonëse në mes të kampionatit, afati ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat.

Mjedis kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesve të Kosovës.

Kështu Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të kampionatit pritet të luaj për Deçanin. Ai ka bërë kërkesë për huazim nga Besa Famgas. Te Deçani ka kaluar edhe portieri Flakrim Beqiraj, që për shumë vjet ishte pjesë e Prishtinës.

Një tjetër reprezentues, Festim Mustafa, ka bërë kërkesë për të kaluar nga Kastrioti te Prishtina. Prishtina ishte shumë aktive duke transferuar edhe Petrit Prekazin (Rahoveci), Arbër Sylejmanin (Kastrioti) dhe Menot Pozhegun (Vëllaznimi).

Trepça ka kthyer nga Prishtina portierin Behar Terziqi, ndërsa ka angazhuar edhe Muhamed Dubovcin e Drenicës.

Gjithsej ishin 19 kërkesa për kalim nga klubi në klub. Për regjistrim të dyfishtë është vetëm një kërkesë.

“Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet ta kenë dokumentacionin e kompletuar, sipas rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre,” ka shkruar FHK në njoftimin e saj lidhur me transferet dimërore te klubet.



AFATI KALIMTAR TE FEMRAT:

1 Marisa Berisha nga KHF Vëllaznimi te KHF Shqiponja
2 Tringa Gola nga KHF Vëllaznimi te KHF Shqiponja
3 Alba Bardhi nga KHF Vëllaznimi te KHF Shqiponja
4 Adea Curri nga KHF Vëllaznimi te KHF Shqiponja
5 Diola Maloku nga KHF Vëllaznimi te KHF Shqiponja
6 Kaltrina Klinaku nga KHF KEK te KHF Ulpiana


AFATI KALIMTAR TE MESHKUJT:

1 Behar Terziqi nga KH Prishtina te KH Trepça
2 Muhamed Dubovci nga KH Drenica te KH Trepça
3 Flakrim Beqiraj nga KH Prishtina te KH Deçani
4 Arbios Mushkolaj nga KH Besa te KH Deçani -huazim
5 Petrit Prekazi nga KH Rahoveci te KH Prishtina
6 Arbër Sylejmani nga KH Kastrioti te KH Prishtina
7 Festim Mustafa nga KH Kastrioti te KH Prishtina
8 Lulzim Sadiku nga KH Vushtrria te KH Samadrexha
9 Mentor Pozhegu nga KH Vëllaznimi te KH Prishtina
10 Ylber Mjeku nga KH Prishtina te KH Ulpiana
11 Vedat Llapashtica nga KH Prishtina te KH Ulpiana
12 Rifat Visoka nga KH Llapi te KH Rahoveci
13 Elion Vokshi nga KH Besa te KH Rahoveci -huazim
14 Rilind Emini nga KH Samadrexha te KH Vushtrria

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga