Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

6esa përsëri fiton titullin kampion

6esa përsëri fiton titullin kampion


25 May, 2019 @22:26

Skuadra pejane e hendbollit, Besa, duke e mposhtur Kastriotin në dy ndeshjet finale, u shpall kampione e Superligës së Kosovës, për të gjashtën herë rresht.

Fituesi në ndeshjen e dytë u caktua në minutat e fundit, derisa skuadra pejane e mposhti kundërshtarin me rezultat 25-26. Besa gjithashtu ndeshjen e parë e kishte mposhtur Kastriotin me rezultat 16-15.

Besa stinorin e rregullt e përfundoi në krye të tabelës, derisa në gjysmëfinale të Play Offit e mposhti Vëllaznimin e më pas Kastriotin në finale.

Kurse Kastrioti, e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e dytë, derisa në finale arriti duke e mposhtur Prishtinën në gjysmëfinale. Gjithsesi, ferizajasit sezonin nuk e mbyllën pa trofe, pasi që më herët e fituan Kupën e Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera