BOTËRORI NË XHUDO
Akil Gjakova në rrethin e katërt
22 September, 2018 @11:35
Akil Gjakova dominoi luftën kundër hungarezit Miklos Ungvari, por iu nevojit pika e artë për të kaluar tutje.
Hungarezi, numër 32 në botë, pati dy gabime në pjesën e rregullt të luftës, për të bërë të tretin në kohën shtesë, gabim që e dërgoi Akilin në rrethin e katërt.
Për çerekfinale, Akili ndeshet me Zhansay Smagulovin nga Kazakistani.