SKITARI
Albin Tahiri në top 30-she nga 89 garues në sllallom të madh!
Teksti: Kosovo Olympic Comimittee
13 February, 2022 @10:39
Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Tahiri arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në LOD Pekini 2022, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.
Ai zuri vendin e 30-të. Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.
Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.
Kujtojmë se ai do të garojë edhe më 16 shkurt 2022, në disiplinën e sllallomit.