ULTRA TRAIL DU MONT BLANC
Arineta Mula, shqiptarja e parë që përfundon Ultra Trail du Mont Blanc!
31 August, 2019 @15:46
Vrapuesja Arineta Mula, shqiptarja që mori pjesë në Ultra Trail du Mont Blanc, që është gara më e vështirë dhe njëherit më e rëndësishme e Ultra Trail World Tour – përmbledhje e të gjitha garave ndërkombëtare në kuadër të Trail Run, u bë e para shqiptare që arriti ta përfundojë me sukses këtë garë.
Arineta e përfundoi me sukses garën prej 99.24 km, ndërsa koha e vrapimit ishte më shumë se 23 orë.
Vlen të përmendet se këtë garë e kanë filluar gjithsej 2132 garues, prej të cilëve 542 nuk e kanë përfunduar garën, pra janë dorëzuar.