MESFUSHORI DHE KAPITENI

Atdhe Gashi (majtas)
Atdheu lë Vëllaznimin
18 August, 2014 @15:06
Atdhe Gashi, njëri ndër mesfushorët më të dalluar të viteve të fundit te Vëllaznimi, do të braktis futbollin kosovar për të dalë në botën e jashtme.
Fitorja e djeshme e Vëllaznimit ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së parë të edicionit 2014/15 të Superligës, llogaritet të jetë ndeshja e fundit e tij për kuqezinjtë, derisa edhe trajneri gjakovar, Genc Hoxha, ka thënë se do të mungojë shumë mesfushori në fjalë për ekipin.
“Gashi do të na mungojë shumë. Ai ka qenë kapiten dhe bartës i lojës së Vëllaznimit për vite të tëra,” ka thënë trajneri Hoxha pas ndeshjes së fundit të Gashit për Vëllaznimin, transmeton Arena sot.
Vëllaznimi është rikthyer këtë stinor në elitën e futbollit kosovar dhe ka mposhtur Drenicën në xhiron e parë 2-1, me anë të golave të talentit Mevlan Zeka.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS