ANFIELD

Liverpool s’gabon në start
17 August, 2014 @16:14
Skuadra e Liverpoolit nuk gaboi në ndeshjen e javës së parë të Premier Leagues. Të kuqtë nga Anfield Road shënuan fitore në shtëpi me rezultat 2-1 ndaj Southamptonit të trajnerit Ronald Koeman.
Vendasit e filluan mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën 23’ me golin e Raheem Sterlingut, i cili ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Southamptoni u këndjell me golin e Nathaniel Clyne, duke u barazuar rezultati në 1-1 në minutën 56’ të ndeshjes.
Tre pikët e para të stinorit të ri për Liverpoolin e siguroi goli i Daniel Sturridge-it, i cili shënoi në minutën 79’ duke e mposhtur Foster të Southamptonit.
Javën e ardhshme Liverpooli do të përballet kundër Manchester Cityt, derisa Southamptoni do ta pret West Bromwichin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.