PARIS ST GERMAIN

Arrijnë fitoren
16 August, 2014 @18:51
Kampionja e Francës, Paris St Germain, ka arritur të regjistrojë fitoren e parë në stinorin e ri të Ligue 1, duke e mposhtur Bastian 2-0.
Golat për parisienët erdhën nga braziliani Lucas Moura dhe nga uruguajani Edinson Cavani, që përcaktuan fatin e ndeshjes dhe fitoren e parë të ekipit të Laurent Blanc në Ligue 1, pas befasisë së javës së parë kur arritën vetëm barazim.
Bastia në anën tjetër, që udhëhiqet nga ish lojtari i Real Madridit, Claude Makelele, nuk ka arritur t’i bëj ballë më shumë parisienëve dhe pas barazimit në xhiron e parë, tani më kanë regjistruar edhe disfatën.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS