BLOOM SPORTS

REUTERS
Superkompjuteri nxjerr Man Cityn kampion
16 August, 2014 @12:32
Bloomberg Sport ia ka lënë në dorë një Superkompjuteri për të llogaritur të gjitha ndeshjet e Premier League, para fillimit të stinorit dhe në fund - kampion ka dalë Manchester City.
Sipas kësaj makine llogaritëse, kampioni aktual do të arrijë të mbrojë titullin e kampionit të Anglisë me 38.7% të gjasave, derisa nënkampion është Chelsea me vetëm 0.3% më pak gjasa.
Liverpool jashtë Ligës së Kampionëve
Për më tepër, ky kompjuter ka parashikuar ngritjen e Manchester Unitedit deri në pozitën e katërt nën drejtimin e Louis Van Gaal, derisa të tretin vend do ta zë Arsenali.
Liverpool është lënë jashtë TOP 4-shes, derisa Aston Villa, Queens Park Rangers dhe Burnley do të jenë skuadrat që do të përshëndeten nga liga elite e Anglisë këtë stinor.
Algoritmet komplekse, interesante për debat
Për më tepër, shikoni fotografinë për të parë tërë tabelën dhe gjasat e ekipeve veç e veç sipas teknologjisë së Bloomberg Sport që është lidere në distribuimin e të dhënave dhe analizave, të provuara në futboll.
Tabela që e shihni në fotografi përdorë algoritme komplekse për të arritur te parashikimi. Natyrisht, topi është i rrumbullakët, por një gjë e tillë është interesante për tu debatuar nga rezultatet e këtij Superkompjuteri.