ALTIN LALA

Ëndërroj kombëtaren!
15 August, 2014 @10:32
Ish mesfushori shkatërrues i Hannoverit në Bundesligë dhe ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare, Altin Lala, ka thënë se ëndërron që një ditë të drejtoj kuqezinjtë.
“Shumë ish lojtarë e kanë ëndërr të drejtojnë kombëtaren e tyre dhe unë jam njëri ndër ata. Nuk kam pse ta fsheh këtë gjë. Do të doja të ndodhte kjo një ditë,” ka thënë mes tjerash Lala, në një intervistë për Panorama Sport.
Lala ditë më parë u emërua si trajner i grupmoshave U-19 të Shqipërisë, duke e trashëguar në këtë post ish portierin legjendar të kuqezinjëve, Foto Strakosha.