TOP 3

uefa.com
Kush do të zgjidhet më i miri i stinorit nga UEFA?!
14 August, 2014 @15:37
Më 28 gusht, fiks dy javë nga sot, UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë në Europë për stinorin që shkoi.
Bayern 2, Real 1
Portieri i Bayern Munchenit dhe Gjermanisë, Manuel Neuer, krahu i Bayern Munchenit dhe Holandës, Arjen Robben si dhe Topi i Artë i vitit të kaluar që djersit fanellën e Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo - janë kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë që do të mund të fitojnë çmimin e më të mirit të stinorit të kaluar.
Çka fituan?
Cristiano Ronaldo ka fituar Kupën e Mbretit të Spanjës dhe Ligën e Kampionëve stinorin që shkoi, derisa dyshja e Bayernit ka fituar titullin në Gjermani, në kohë rekorde, si dhe të dy kanë pasur paraqitje të mrekullueshme në Botërorin e Brazilit, ku Neuer fitoi Kupën e Botës në fund, derisa Robben siguroi medaljen e bronztë me vendin e tij.
Data e 28 gushtit do të përcaktojë drejtpërdrejtë fituesin nga treshja e përmendur ku votojnë nga një gazetar i çdo vendi anëtar të UEFA-së.
Ja kush ishte në garë
Po këtë ditë, do të tërhiqet edhe shorti për fazën grupore të Ligës së Kampionëve - që pritet të jetë një festë e vërtetë para nisjes së garës më të vlefshme në Europë.
Sipas votimit të parë, ku në listë ishin 10 futbollistë, janë eliminuar në mungesë votash të mjaftueshme: Thomas Muller (Bayern Munchen dhe Gjermani), Philipp Lahm (Bayern Munchen dhe Gjermani), Lionel Messi (Barcelona dhe Argjentinë), James Rodriguez (Monaco/Real Madrid dhe Kolumbi), Luis Suarez (Liverpool/Barcelona dhe Uruguaj), Angel Di Maria (Real Madrid dhe Argjentinë) dhe Diego Costa (Atletico Madrid/Chelsea dhe Spanjë).
Fituesit e deritashëm të çmimit:
Lionel Messi | Barcelona dhe ARG | 2010/11 | |
Andres Iniesta | Barcelona dhe ESP | 2011/12 | |
Franck Ribery | Bayern dhe FRA | 2012/13 |
Kush sa pikë morri dhe u eliminua nga TOP 3:
1 | Manuel Neuer | Bayern dhe GER | KUALIFIKOHET NË TOP 3 | |
2 | Cristiano Ronaldo | Real Madrid dhe POR | KUALIFIKOHET NË TOP 3 | |
3 | Arjen Robben | Bayern dhe HOL | KUALIFIKOHET NË TOP 3 | |
4 | Thomas Muller | Bayern dhe GER | 39 pikë | |
5 | Philipp Lahm | Bayern dhe GER | 24 pikë | |
6 | Lionel Messi | Barcelona dhe ARG | 24 pikë | |
7 | James Rodriguez | Monaco/Real Madrid dhe COL | 16 pikë | |
8 | Luis Suarez | Liverpool/Barcelona dhe URU | 13 pikë | |
9 | Angel Di Maria | Real Madrid dhe ARG | 12 pikë | |
10 | Diego Costa | Atletico Madrid/Chelsea dhe ESP | 8 pikë |