MAN UTD

11-shja legjendare, i takon Adnanit
14 August, 2014 @11:39
Fanella legjendare me numër 11 e Manchester Unitedit që për dy dekada ka qenë e paprekshme pasi që e mbante legjenda i klubit, Ryan Giggs, tashmë i takon Adnan Januzajt.
Djaloshi me origjinë kosovare kishte fatin që t’i takonte ky numër aq i përfolur në qarqet e Old Traffordit, derisa nga lojtarët e ri të ekipit, Ander Herrera ka marrë numrin 21, tinejxheri Luke Shaw treshin, si pasardhës i Patrice Evra-së që iku për Juventus.
Ajo që është më interesante është se fanella me numër 9, ka mbetur pa pronar ende, derisa kapiteni i ri i Manchester Unitedit, Wayne Rooney do mbetet 10-she.
Numrat te Manchester United 2014/15:
1. De Gea; 2. Rafael; 3. Shaw; 4. Jones; 6. Evans; 8. Mata; 10. Rooney; 11. Januzaj; 12. Smalling; 13. Lindegaard; 14. Hernandez; 16. Carrick; 17. Nani; 18. Young; 19. Welbeck; 20. Van Persie; 21. Herrera; 22. Powell; 23. Cleverley; 24. Fletcher; 25. Valencia; 26. Kagawa; 28. Anderson; 29. Zaha; 30. Varela; 31. Fellaini; 34. Lawrence; 35. Lingard; 36. Vermijl; 38. M Keane; 39. Thorpe; 40. Amos; 41. James; 42. Blackett; 45. Petrucci; 46. Rothwell; 48. W Keane; 49. Wilson; 50. Johnstone. |