RIBERY

REUTERS
Lamtumirë Francë!
13 August, 2014 @20:46
Franck Ribery, që mungoi në Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’ për shkak të lëndimit, i ka dhënë fund Odisejadës me Trekolorët.
Ai ka bërë të ditur se ka vendosur t’i thotë ‘mjaft’ kombëtares françeze dhe ka shtuar se është momenti i duhur për të marrë një vendim të tillë.
Ribery 31 vjeçar ka debutuar në vitin 2006 për Francën, ka zhvilluar 81 ndeshje, derisa ka shënuar 16 gola për Gjelat.