SUPERKUPA GJERMANE

Dortmund kafshon Bayernin
13 August, 2014 @19:52
Borussia Dortmund është treguar e fuqishme sot përballë Bayern Munchenit. Rekord kampioni i Gjermanisë nuk ka arritur t’i bëj ballë konkurrentit kryesor në vitet e fundit për tituj në Gjermani, pasi që ka hasur në rezistencë dhe lojë të mençur të ekipit të Jurgen Kloppit.
Borussia Dortmund ka shënuar në çdo pjesë nga një gol për të marrë trofeun e Superkupës gjermane dhe për të marrë motiv para stinorit të ri të Bundesligës.
Dy transferet e stinorit të kaluar të Kloppit, Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre Emerick Aubameyang kanë shënuar nga një gol për t’ia dhënë milionerëve nga Dortmundi trofeun.