FLAMURTARI

U prezentua Gilberto
13 August, 2014 @12:01
Sulmuesi 27 vjeçar brazilian, Gilberto Fortunato, është zyrtarizuar mbrëmë në Vlorë, si lojtar i ri i Flamurtarit.
Gilberto që stinorin e shkuar luajti 12 ndeshje për Tiranën, duke shënuar 5 gola për bardhekaltërit, ka arritur marrëveshje me ekipin vlonjat që po bën goditje të mëdha në afatin kalimtar veror të lojtarëve. Braziliani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin kuqezi.
Kategoria Superiore e Shqipërisë pritet të nis më 23 gusht dhe me interesim të madh pritet të shihen skuadrat që po bëjnë përforcime shumë të mëdha kësaj radhe në elitën shqiptare.
Përndryshe përforcimet e Flamurtarit dhe drejtuesit e rinj të ekipit do ta kenë mundësinë që të kurorëzohen me trofe që këtë të diel kur Flamurtari luan ndaj Skënderbeut ndeshjen e vlefshme për Superkupë të Shqipërisë.
FAKT:
Sipas Panorama Sport, Gilberto Fortunato, do të përfitojë 90 mijë euro për stinor te ekipi vlonjat. |