KONGOLEZI

nufc.co.uk
Prej Newcastle në Laç
13 August, 2014 @8:58
Vetëm një ditë pasi që Flamurtari rrëmbeu mesfushorin golashënues të Laçit, Erjon Vuçaj, bardhezinjtë kanë reaguar duke sjellur një transferim interesant nga jashtë.
Shtetasi i Kongos i lindur në Francë, Yven Moyo, që ka bërë karrierë si i ri te Sochaux dhe te rezervat e Newcastle United, e që së fundi luajti për Amiens II në ligën rajonale françeze - është transferi i fundit i laçjanëve, ka njoftuar klubi përmes një postimi në llogarinë e rrjetit social Facebook.
Moyo, është vetëm 22 vjeç dhe nuk i arriti majet e ligave europiane, por se vetë qëndrimi në ekipe të tilla pritet t’i sjellë një përvojë ndryshe sulmit të Laçit këtë stinor. Sipas të përditshmes Sport Ekspres, Moyo pritet të nënshkruaj për dy stinorë me Laçin.