MIQËSORJA

Man Utd vazhdon me fitore, Mustafi asnjë minutë
12 August, 2014 @22:50
Manchester United ka vazhduar me serinë e pamposhtshmërisë në epokën e Louis Van Gaalit. Përkundër se të gjitha ndeshjet e zhvilluara nuk kanë qenë të rëndësisë së madhe, hiç ndeshjet e International Champions Cup në SHBA, Djajt e Kuq, nuk dinë për humbje ende. Borozani.com
Ata sonte kanë mposhtur në miqësore, ekipin e ri të shqiptarit me nënshtetësi gjermane, Shkodran Mustafi, Valencia, 2-1.
Mustafi i posatransferuar te Valencia, nuk ka debutuar ende te ekipi i tij i ri, përkundër se sonte ishte në formacion, por nuk e fitoi rastin nga trajneri Nuno Espirito Santo.
Mirëpo, në anën tjetër, Adnan Januzaj fitoi rastin nga Louis Van Gaal. Januzaj zëvendësoi Javier Hernandezin nga minuta e 76-të e ndeshjes duke luajtur në 15 minutëshin e fundit të takimit.
Manchester morri epërsinë me anë të skocezit të vetëm në ekip, Darren Fletcher, derisa Valencia barazoi me anë të Rodrigos. Në minutën e fundit, Marouane Fellaini, shënoi për fitoren e ekipit nga Old Trafford.