MESFUSHORI I RI I VLONJATËVE

Flamurtari vazhdon me përforcime
12 August, 2014 @15:10
Flamurtari nuk ka të ndalur. Ekipi vlonjat prej se ra në duart e sponzorëve turk, ka filluar investime jo vetëm në lojtarë, por edhe më gjërë.
Pasi që kanë rregulluar bukur stadiumin, drejtuesit e ri vlonjat sot kanë zyrtarizuar edhe mesfushorin e ri të ekipit.
Është fjala për lojtarin e deritashëm të Laçit, Erjon Vuçaj, që është njëri ndër mesfushorët sulmues më të vlerësuar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Vuçaj, 23 vjeç, që deri më tani ka djersitur fanellën bardhezi të kurbinasve do të jetë përforcimi i fundit i vlonjatëve.
Ai në dy stinorët e fundit ka shënuar nga 8 gola për Laçin në Superiore dhe pritet tashmë të rrit kuotën e golave te Flamurtari kuqezi.