KOMBËTARJA

Alimi kuqezi
12 August, 2014 @10:51
Mesfushori i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Isnik Alimi, i ka dhënë lamtumirën këtij vendi, duke pranuar fanellën kuqezi tash e tutje.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja macedonianfootball.com duke treguar se përzgjedhësi i Maqedonisë U-21, Vujadin Stanojkovic, nuk do të mund të llogarisë në futbollistin nga Struga, Alimi.
Alimi 20 vjeçar, ka lënë ekipin e tij të Ohrit për Novigradin e Kroacisë, prej nga shkoi në Chievo, prej ku është huazuar në Lumezzane.