INDIAN SUPER LEAGUE
Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!
25 June, 2023 @10:41
Futbollisti i vetëm që ka gol të shënuar për Shqipërinë në një Kampionat Evropian, Armando Sadiku, pasi që ka mbyllur stinorin me ekipin e LaLiga 2, Cartagena, ka mbetur lojtar i lirë.
Ndërsa, me sot, ai është zyrtarisht lojtar i ri i ekipit indian, Mohun Bagan. Sipas njoftimit elbasanasi 32-vjeç është sulmues i ri i ekipit të “marinarëve” nga Kalkuta.
Përndryshe Mohun Bagan së fundi është bërë kampion i Superligës indiane, duke mposhtur në finale Bengalurun pas penalltive në playoff. Sadiku në anën tjetër ka mbyllë stinorin në LaLiga 2 me 8 gola në 28 ndeshje. Video-prezantimi për Sadikun është bërë si për një super-hero. ◼️