REKORDERI NË PENSION
Lamtumira e Kloses
11 August, 2014 @15:23
Miroslav Klose, sot edhe zyrtarisht i ka thënë lamtumirë fanellës së Panzerëve, pas afro dy dekadave shërbim.
Sulmuesi që ka arritur të regjistrojë rekord botëror sa i përket golave të shënuara në Kampionate Botërore, 16, ka thënë se me trofeun e fituar në Brazil, ëndrrat e fëmijërisë u realizuan dhe është koha që të rinjtë të marrin Gjermaninë.
“Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij suksesi të madh të Gjermanisë. Kam pasur kohëra të mrekullueshme dhe unike në kombëtare,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Klose, që luan për Lazion në Serie A, ka mbushur 36 vjet muajin e kaluar.
Për më tepër, edhe mbrojtësi i kombëtares gjermane me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka përshëndetur bashkëlojtarin duke thënë se ka qenë kënaqësi të luash me njërin ndër lojtarët më të mëdhenjë.