FILLIM JO I MIRË
Befasohet Monaco!
10 August, 2014 @22:58
Mysafirët nga Lorient, kanë arritur të bëjnë befasinë më të madhe të xhiros së parë të Ligue 1. Ata kanë mposhtur Monacon favorite në Stade de Louis II me rezultat 1-2.
Lorient morri epërsinë në fillim të takimit me anë të Vincent Aboubakar, që shënoi nga penalltia, duke i lënë vendasit të befasuar.
Trajneri i ri i Monacos, Leonardo Jardim, përkundër se në pjesë të dytë futi në lojë superyllin Radamel Falcao, pastaj krahun Anthony Martial dhe sulmuesin tjetër Valere Germain - nuk arriti të nxjerrë fitoren.
Kjo pasi që në 20 minutat e fundit vendasit luajtën me 10 lojtarë në fushë, kur Ricardo Carvalho morri kartonin e dytë të verdhë dhe i la shokët pa të në luftë për pikë.
Sidoqoftë, pasi që rrëzuan mysafirët Dimitar Berbatovin në zonë, Falcao gjeti rrugën e golit dhe barazoi, por shumë shpejtë me një kundërsulm, në mbrojtjen e shthurrur të vendasve, Valentin Lavigne u paraqit i vetmuar para portierit të Monacos, Daniel Subasic, për të shënuar për fitoren e madhe të portokallëve mysafir.
Rezultatet, tabela dhe ndeshjet e radhës.