TALENTI
Paqarada debuton në Bundesliga 2
10 August, 2014 @20:28
Leart Paqarada, mbrojtësi i deridjeshëm i grupmoshave të reja të Bayer Leverkusenit, ka debutuar sot në Bundesliga 2.
Ai ka zhvilluar 90 minutat e para të tij në ekipin senior të Sandhausenit, fanellën e së cilës e djersit, derisa 19 vjeçari pritet të jetë standard në formacionin e këtij ekipi nga Bundesliga 2.
Paqarada në 90 minutat e tija të para profesioniste është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 84-të të ndeshjes, derisa ekipi i tij ka barazuar si vendas ndaj Kaiserslauternit, 1-1.
Përndryshe, Learti është i biri i portierit të dikurshëm të Prishtinës, Shukri Paqarada.