Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E KOSOVËS

Superkupa i takon kampionit

Superkupa i takon kampionit


10 August, 2014 @19:56

Llamkos Kosova ka marrë një doping të mirë para nisjes së stinorit të ri duke e fituar Superkupën e Kosovës. Ata sot kanë mposhtur Ferronikelin 2-0 në finalen e zhvilluar në Riza Lushta të Mitrovicës, për të dërguar trofeun e dytë në muze brenda 3 muajve. 

Goli i parë për Llamkosin ka ardhur nga Labinot Osmani, që ka shënuar nga penalltia, derisa pak para përfundimit të ndeshjes, Milot Rashica ka shënuar edhe njëherë për t’i dhënë dilemave për fituesin e Superkupës së Kosovës. 

Në fund, djelmoshat që derdhën djersë për ekipin vushtrrias kanë ngritur Kupën për t’ia dhënë qytetit të Vushtrrisë edhe një trofe. 

Karakteristikë e ndeshjes ishte vonesa e nisjes së saj, që është bërë për shkak se të dyja skuadrat kishin dalur me fanella të ngjajshme në fushë, që tregon edhe njëherë mosorganizimin e duhur të ekipeve dhe FFK-së. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga