LEGJIONARI
Gashi nuk ndalet së shënuari
10 August, 2014 @9:59
Kampioni aktual i Zvicrës, Basel, ia nisi me vrull stinorit dhe nuk po fal askënd edhe pas katër xhirove të para të elitës zvicerane.
Në formën e mirë të ekipit ka kontribut edhe transferi i tyre, Shkelzen Gashi, që ka shënuar dje golin e tretë në katër ndeshjet e para me Baselin, për të ngritur nivelin e golave të tij dhe për të vërtetuar cilësitë në sulm.
Sulmuesi i kuqezinjëve, Gashi, ka shënuar golin e parë të ekipit të tij, që i ka dhënë krah Baselit - para se ekipi i tij të përfundojë ndeshjen 4-1, që i sjell atyre 12 pikë maksimale nga 4 ndeshje të zhvilluara.
Sa i përket shqiptarëve tjerë në ndeshje, për Baselin 90 minuta në fushë ishte Taulant Xhaka, që u ndëshkua me karton të verdhë pak para fundit të takimit, derisa për Zurichun u paraqit Blerim Xhimshiti, por edhe u rikthye Burim Kukeli në ekip.
Aktualisht Shkelzeni është duke e kryesuar listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit të posa nisur helvetik, derisa sikur ai nga tre gola në 4 xhirot e para kanë shënuar edhe 5 futbollistë të tjerë.