Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin


17 June, 2023 @23:51

Trajneri brazilian i Shqipëirsë, Sylvinho, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Moldavisë ka thënë se kjo fitore ka qenë pikënisje e rëndësishme për objektivin që kanë kuqezinjtë.

Ai e ka cilësuar fitoren të rëndësishme, ndërsa ka pranuar se ka qenë në ankth kur ka kuptuar se 20 mijë tifozë do të jenë në stadium për t’i përkrahur ata.

“Debutim i mirë para tifozëve. E rëndësishme të fitohet në shtëpi, kam qenë në ankth kur kuptova se stadiumi është përplot. Jam i lumtur dhe i kënaqur me ekipin, ndërsa Moldavia është kundërshtar i vështirë,” ka thënë ai fillimisht.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE drejt EURO2024

“Kjo ndeshje ka qenë pikënisje e rëndësishme, ndërsa lojtarët kanë kuptuar besoj se për të arritur objektivin duhet të jemi bashkë. Ne jemi një, sepse kjo është mundësia jonë e vetme për të arritur objektivin dhe kjo gjë nuk do të jetë lehtë, pasi që është rrugë e gjatë,” ka thënë ndër të tjera ai.

Shqipëria pas fillimit të ciklit kualifikues me humbje ndaj Polonisë, ka shënuar fitore ndaj Moldavisë në ndeshjen e dytë dhe ka kërcyer në vend të dytë të grupit kualifikues. Lider, për momentin është Çekia. Pas tri ditësh kuqezinjtë ndeshen me Ishujt Faroe si mysafir.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian