LEGJIONARI
Shala shënon për fitore
9 August, 2014 @21:03
Sulmuesi i shpresave të kombëtares shqiptare, Herolind Shala, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij Odd Ballklubb sot ndaj Stromsgodset në ligën elite të norvegjisë.
Shala që u fut nga trajneri i tij në minutën e 68-të në lojë, ka shënuar pas 9 minutave në fushë për t’ia sjellë fitoren dhe duke u treguar vendimtar për ekipin e tij.
Ky ka qenë goli i dytë për Shalën në elitën norvegjezë këtë stinor, derisa ekipi i tij gjindet në pozitën e dytë të tabelës, 4 pikë prapa liderit Molde.
Për Odd Ballklubbin u paraqit edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Ardian Gashi, duke u futur në ndeshje në minutën e 64-të të ndeshjes.