DIEGO LOPEZ
Nga Real te Milan
9 August, 2014 @18:50
Sipas informatave nga mediat italiane, Milan ka arritur marrëveshje me Real Madridin për t’ua marrë portierin, Diego Lopez.
“Kemi arritur marrëveshjen 99%,” ka thënë Adriano Galliani, shefi i Milanit, transmeton Gazzetta dello Sport.
Lopez që kishte arritur të shfrytëzojë në mënyrë më të mirë të mundshme rastin për zëvendësimin e të lënduarit Iker Casillas në stinorin e kaluar - deri vonë ka qenë në planet e Carlo Ancelottit për stinorin e ri.
Mirëpo, me ardhjen e kostarikanit Keylor Navas te Reali si dhe duke marrë parasysh që konkurrenti tjetër për portën madrilene është legjendë e klubit, si Iker Casillas, mënyra më e mirë për të mos shkaktuar më shumë telashe - ishte largimi i Lopezit, që vetëm me letra s’ka ndodhur për momentin.