Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUSPENDOHET

Behar Maliqi - dy ndeshje moslojë

Behar Maliqi - dy ndeshje moslojë


16 August, 2023 @16:28

Futbollisti i Feronikelit’74, Behar Maliqi, pritur ka marrë masën disiplinore prej dy ndeshjeve moslojë radhazi nga Komisioni Disiplinor i Superligës.

Ai kishte marrë karton të kuq direkt në përballjen ndaj Prishtinës në xhiron e parë të Superligës, ku ekipi i tij Feronikeli’74 u mposht në ndeshjen e luajtur në kampin nacional në Hajvali.

Me këtë, Maliqi do t’i mungojë Feronikelit’74 që drejtohet nga Xhengis Rexhepi për dy ndeshje.

Mëposhtë, Vendimi i KD-së:

Lojtari i FC “ Feronikeli 74”, Behar Maliqi nr fanelle 20 dhe nr ID 000353M86. Në min 28 ndërhyn në mënyrë të pakontrrolluar në lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga