LIRIA IA NIS ME HUMBJE NGA KAMPIONI
“Përparim Thaçi” i stërmbushur, Gripshi vendos për fitoren e kampionit
13 August, 2023 @19:12
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani, me vështirësi e mposhti Lirinë me rezultat 0-1 .
Skuadra prizrenase, Liria, ka dominuar në pjesën e parë, ku kishte disa raste me Andri Stefën dhe Prins Tjiuezën.
Kampioni aktual u këndellë në pjesën e dytë dhe në minutën e 65’, pas një asistimi të Arbër Potokut, ka shënuar Nazmi Gripshi me një goditje të fuqishme. Kjo erdhi pasi që në pjesë të dytë trajneri Ilir Daja futi në lojë yjet e skuadrës si Meriton Korenica e Qëndrim Zyba.
Në vazhdim nuk u tundën më rrjetët e dy skuadrave dhe kështu ka përfunduar ndeshja me rezultat 0-1 në favor të Ballkanit.
Për Lirinë në stol debutoi trajneri turk, Nedim Yigit.
Vlen të ceket se stadiumi “Përparim Thaçi” ishte i stërmbushut sot, që tifozët kishin ardhur ta përkrahin skuadrën e tyre pas 4 stinorëve mungese në elitën e Kosovës.
Ballkani në xhiron e dytë do të përballet me Feronikelin’74 në Suharekë, kurse Liria përsëri do të jetë vendase, ku në Prizren e pret Dritën.