Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I DRITËS, FLET PARA NDESHJES NDAJ LIRISË

Vavalis: Me agresivitet të tregojmë se jemi më të mirë

Vavalis: Me agresivitet të tregojmë se jemi më të mirë


18 August, 2023 @17:13

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, ka folur për mediat para ndeshjes ndaj Lirisë që luhet nesër në Prizren. Greku ka thënë se ekipi i tij duhet të dëshmojë se është më i mirë se Liria, edhe pse do të jetë vështirë pasi që këta të fundit kanë përkrahje të madhe për shkak të inkuadrimit së fundi në Superligë.

“Do të jetë një udhëtim i vështirë. Kemi bërë analizën për këtë ndeshje dhe kemi parë se kanë lojtarë interesant, sidomos në repartin ofanziv. Duke ditur se kanë entuziazmin e inkuadrimit në Superligë tribunat do të jenë përplot dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por, ekipi ynë duhet të dëshmojë potencialin që e ka dhe me agresivitet të tregojnë se janë ekip më i mirë dhe favorit në këtë ndeshje,” ka thënë ndër të tjera Vavalis.

Drita ka fituar ndeshjen e parë të stinorit duke e mposhtur Llapin në Gjilan. Ndërsa Liria është mposhtur nga Ballkani në shtëpi. Ndeshja Liria-Drita luhet nesër prej orës 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga