Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORCOJNË SULMIN

Liria prezanton Festim Alidemën

Liria prezanton Festim Alidemën


17 August, 2023 @16:01

Pa dhënë asnjë detaj shtesë, Liria e ka zyrtarizuar Festim Alidemën si lojtar të ri të saj. Ekipi prizrenas ka shtuar në radhët e lojtarëve sulmuesin që ka bërë karrierë së fundi te Llapi, ndërsa për pak kohë ishte edhe në HNL 1. si dhe te Drita, para se të dalë nga Vllaznia e Pozharanit, ku nisi karrierën.

Sulmuesi në stinorin e kaluar shënoi 6 gola te Llapi, ndërsa bëri edhe 7 asistime.

Liria nisi stinorin në Superligë me humbje nga kampioni Ballkani, 0-1. Prizrenasit në xhiron e radhës presin Dritën nënkampione. Alidema pritet të debutojë në sulm të bardhezinjëve të drejtuar nga Nedim Yigit ndaj ish-ekipit të tij.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga