Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ILIR DAJA

Zëvendësimet vendosën

Zëvendësimet vendosën


13 August, 2023 @20:47

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Lirisë në hapje të kampionatit ka thënë se zëvendësuesit ndryshuan lojën dhe Ballkani arriti fitoren, derisa ka përgëzuar edhe përkrahësit në “Përparim Thaçi” për atmosferën e krijuar.

“Të kesh mundësi t’i ndërrosh 5 lojtarë është rotacion gati 50%, këtë e bëmë për shkak të ndeshjes që kemi ndaj Lincolnit. Me futjen e Zybës, Korenicës dhe Kuçit që janë pjesë e ekipit të parë, morëm kontrollin e lojës dhe krijuam raste prej të cilave erdhi edhe fitorja,” ka thënë Daja pas ndeshjes.

“Futbolli luhet për tifozët dhe kur stadiumi mbushet është mirë për të gjithë. Përshëndes Prizrenin për mbështjejen ndaj skuadrës së tyre, i uroj suksese në Superligë,” ka thënë ndër të tjera ai.

Ballkani nisi kampionatin me fitore, duke e mposhtur Lirinë në Prizren me golin e vetëm në ndeshje të shënuar nga Nazmi Gripshi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga