NEDIM YIGIT
Gjerësia e ekipit të Ballkanit vendosi
13 August, 2023 @20:48
Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ndaj Ballkanit ka thënë se gjerësia e ekipit kampion vendosi ndeshjen, veçanërisht pas hyrjes së lojtarëve standard të ekipit, që pushuan në pjesë të parë.
“Ata janë skuadër e përgatitur, luajnë në gara evropiane. Ekipi i tyre është i gjerë dhe kanë trajner me përvojë. Në pjesë të parë luajtëm mirë, por në pjesë të dytë u pa gjerësia e ekipit të Ballkanit, që edhe vendosi ndeshjen. Kemi rreth 15 lojtarë që mund të luajnë në ligë, jemi në pritje të disa transferimeve ende, ndërsa punojmë që të kemi edhe lojtarë të akademisë në ekip të parë,” ka thënë turku Yigit pas humbjes në debutim të tijin në Superligë.
Liria iu kthye Superligës pas 4 sezonesh militimi në Ligë të Parë, ndërsa “Përparim Thaçi” numëroi mbi 5 mijë shikues në përballje ndaj kampionit aktual të Superligës. Liria u mposht nga Ballkani minimalisht, 0-1.