TAHIR BATATINA
Rastet e lëshuara, na kushtuan
13 August, 2023 @20:58
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se mosshfrytëzimi i rasteve në ndeshje ndaj Dritës, i kushtuan me humbje ekipit të tij në nismë të stinorit. Ai numëroi rastet para portës kundërshtare, ndërsa në pjesë të dytë Drita shënoi për fitore.
“Pjesa e parë ishte e kujdesshme, ndërsa ne s’shënuan nga një rast një-me-një me portierin. Në pjesë të dytë një rast i tillë u përsërit. E t’i lëshosh dy raste të tilla në një derbi është shumë. Na duhet edhe pak kohë të komponhemi edhe më mirë. Dritën e uroj për fitore, ndërsa ne koncentrohemi tash për ndeshjen tjetër,” ka thënë Batatina pas ndeshjes.
Llapi u mposht nga Drita si mysafir 2-0 në hapje të kampionatit të ri të Superligës.