PRISHTINA - FERONIKELI 74
Prishtina e hap stinorin me 3 pikë
12 August, 2023 @18:56
Skuadra e Prishtinës e mposhti Feronikelin 74 me lehtësi me rezultat 3-1 [Egzon Sinani 34’, Hasan Hyseni 61’, Jalen Blesa
Feronikeli 74 në minutën e 27’, ka mbetur me 10 lojtarë, pasi që Behar Maliqi u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të rrezikshëm.
Ndërsa goli i parë për stinorin 2023/24 erdhi nga përforcimi i ri i Prishtinës, Egzon Sinani. Sinani (34’) ka shënuar me kokë pas krosimit të Albin Krasniqit nga korneri.
Hasan Hyseni e dyfishoi epërsinë e Prishtinës në pjesën e dytë (61’), pas asistimit të Mërgim Pefqelit, kurse Jalen Blesa (69’) e trefishoi epërsinë duke shënuar me kokë pas krosimit të Ramiz Bytyqit.
Goli i vetëm i Feronikelit 74 erdhi nga Fiton Hajdari në minutën e 86’.
Prishtina në xhiron e dytë do të përballet me Gjilanin, kurse Feronikeli 74 me Ballkanin.