Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI

Për herë të tretë, Ahmed Januzi rikthehet te Llapi

Për herë të tretë, Ahmed Januzi rikthehet te Llapi


18 August, 2023 @21:45

Sulmuesi me përvojë, Ahmed Januzi i është rikthyer ekipit të tij Llapi - për herë të tretë në karrierën e tij. Skuadra podujevase e ka zyrtarizuar pak më parë lojtarin, i cili nënshkroi kontratë njësezonale me ekipin me mundësi vazhdimi.

Januzi në dy stinorët e fundit ka qenë pjesë e Dukagjinit, ndërsa pas mbylljes së aventurës evropiane me klinasit qendërsulmuesi ka vendosur t’i kthehet Llapit.

Kështu, me zyrtarizimin e tij Llapi tash fiton përvojë edhe një aset në sulm të ekipit, si dhe shton përvojë aty. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina këtë fundjavë luan pikërisht ndaj Dukagjinit dhe mbetet të shihet nëse Januzi do të luajë ndeshjen e parë të këtij stinori me fanellë ndaj ish-ekipit të tij.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga