FUTBOLLISTI I GJILANIT
Baton Zabërgja - në Superiore
18 August, 2023 @10:53
I vlerësuar rreth 250 mijë euro nga Transfermarkt, Baton Zabërgja pas krizës te SC Gjilani u nda me ekipin dhe dje u zyrtarizua si lojtar i ri i ekipit nga Tirana, Dinamo.
Futbollisti ofanziv, që mund të luajë në të dy krahët e sulmit me 22-vjetët e tij pritet të jetë shtesë e rëndësishme për klubin tiranas, ndërsa ai i është bashkangjitur stërvitjeve të ekipit dhe përfundimisht ka arritur marrëveshjen njësezonale me ekipin shqiptar.
“Mirë se vjen Baton Zabërgja! Zabërgja iu bashkua ekipit në fazën përgatitore që u zhvillua në Itali, ndërsa tani është zyrtarisht pjesë e Dinamos për sezonin e ri. 22-vjeçari që është edhe kontigjent i përfaqësueses së Kosovës, vjen pas eksperiencës me skuadrën e Gjilanit, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Drenicën dhe Vushtrinë.” — ka shkruar njoftimi i KF Dinamos.
Para Gjilanit, ai ka qenë pjesë e Drenicës dhe Vushtrrisë, ndërsa këtë verë ka regjistruar një asistim në përballjet e Gjilanit në garat evropiane.