Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI DISIPLINOR

Ballkani, Liria e Prishtina marrin “vërejtjen e fundit” nga KD-ja

Fotot: FCLiria & FCPrishtina/ fb

Ballkani, Liria e Prishtina marrin “vërejtjen e fundit” nga KD-ja


16 August, 2023 @16:20

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka shqyrtuar inicimet e procedurave disiplinore nga Komisioni i Garave të Superligës dhe ka vendosur për të dënuar me masën “vërejtje e fundit” skuadrën e Ballkanit, Lirisë dhe Prishtinës.

Prishtinës i është shqiptuar masa për shkak të hedhjes së flakadanëve dhe shisheve në fushë, ndërsa Liria për mosvendosje të duhur të banerit të sponsorit kryesor të Superligës. Ballkani ndërkaq ka marrë masën “vërejtje e fundit” për mosvendosje të logos në mënyrë të duhur në fanellë.

Prishtina vs. Feronikeli'74

Mëposhtë, vendimet e KD-së:

FC “Prishtina“. Në min 5,20 dhe 47 tifo grupi “Plisat”, fyejnë dhe ofendojnë kryesinë e FC “Prishtina“, ndërsa në min 88 ndezin shtatë flakadanë dhe i hedhin në fushën e lojës, me ç’rast dëmtohet fusha në disa vende, po ashtu në fushë hedhin dy shishe qelqi dhe një PVC, por fatmirësisht nuk është goditur askush. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Feronikeli 74 dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

FC “Liria”. Banerin kryesor të ligës nuk e ka vendosur në mes por mbi reklamen e Pontes. Baneri qendror duhet të vendoset në mes meqë është emri i ligës. Sipas rregullores së UEFA-s hapësira e mesme i takon emrit të ligës dhe jo sponsorëve të klubeve. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

FC “Ballkani”. Nuk i ka vendosur logon në krahun e djathtë të fanellave të lojtarëve, ndonëse logot e gatshme i kanë marr në FFK gjashtë (6) ditë para fillimit të ndeshjes. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga