Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA FITON BINDSHËM!

Hazrollaj hat-trick, Malisheva perfekte, dy ndeshje 6 pikë! Sot 6 gola

Hazrollaj hat-trick, Malisheva perfekte, dy ndeshje 6 pikë! Sot 6 gola


19 August, 2023 @20:04

Senad Alirifa me Malishevën kanë nisur në mënyrë më të mirë Superligën 2023/24, ndërsa ekipi i tij ka shënuar fitore të thellë ndaj Fushë Kosovës që luajti duelin e parë në Superligë pas një dekade.

Malisheva mposhti Fushë Kosovën 6-1 [Altin Aliu 23, 84, Drilon Hazrollaj 60, 67, 90+4, Ilir Mustafa 89], ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 1-1. Por pjesa e dytë bëri dallimin, ndërsa Malisheva tregoi fuqinë e vet me Hazrollajn në super formë, që shnoi hat-trick për të përfunduar dilemat e fituesit të ndeshjes.

Fushë Kosova luajti përballjen e parë të Superligës sot, ndërsa Malisheva tashmë prej dy ndeshjeve ka kapur 6 pikë në Superligë dhe po duket në rrugëtim të mirë për të qenë kandidat serioz për një vend në pjesën e epërme të tabelës, prej tash.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga