Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I DRITËS

Vavalis: Krijuam shumë, por s’finalizuam rastet

Vavalis: Krijuam shumë, por s’finalizuam rastet


20 August, 2023 @10:19

Trajneri grek i Dritës, Akis Vavalis, pas barazimit të djeshëm ndaj Lirisë në Prizren, ka thënë se ekipi i tij përkundër lojës së mirë që tregoi, nuk arriti të konkretizojë rastet, që edhe bëri të ndahen 0-0 në ndeshje.

“Edhe pse nuk e filluam mirë duelin, luajtëm në linja dhe shumë gola u anuluan për pozitë jashtë loje. Krijuam raste të tjera. Në pjesë të dytë kishim më shumë nga loja, por pa realizim. Lirinë nuk e lamë të luajë, ndërsa ne ishim të pafat mendoj, duhej t’i finalizonim rastet,” ka thënë Vavalis pas ndeshjes.

Drita pas fitores së shënuar në xhiron e parë të stinorit ndaj Llapit, dje u nda me barazim ndaj Lirisë dhe kështu tash ka 4 pikë pas 2 xhirosh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga