Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - MALISHEVA

Arlind Veliu vendimtar në fitoren e Malishevës

FOTO / Malisheva

Arlind Veliu vendimtar në fitoren e Malishevës


12 August, 2023 @19:07

Malisheva me golin e Arlind Veliut e mposhti Dukagjinin me rezultat 0-1 [Arlind Veliu 46’].

Që në minutën e 5’ të ndeshjes, Malisheva kaloi në epërsi me Altin Aliun, por goli i tij u anulua nga VAR-i, pasi që lojtari ishte në pozitë jashtë loje.

Skuadra mysafire, ishte më kërkuese në pjesën e parë ku ka provuar Arbër Prekazin në minutën e 43’ ku e priti portieri Kenan Haxhihamza, derisa 1 minutë më vonë Drilon Hazrollaj e goditi shtyllën nga afërsia dhe kështu u mbyll 0-0 pjesa e parë.

Me të filluar pejsa e dytë, Arlind Veliu shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46’ që mjaftoi për fitoren e Malishevës.

TABELA AKTUALE

Malisheva në xhiron e dytë e pret Fushë Kosovën, kurse Dukagjini do të përballet me Llapin në Podujevë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga