COMMUNITY SHIELD
Arsenali ia nis me trofe
10 August, 2014 @17:55
Arsene Wenger kishte vendosur në formacionin bazë të ekipit tre transferimet e tij të verës. Mathieu Debuchy, Calum Chambers dhe Alexis Sanchez kishin zënë pozitat në 11-shen e Arsenalit, derisa Topçinjtë në fund festuan trofeun e Superkupës së Anglisë.
Shpejt u vërejt dominimi i Arsenalit në lojë derisa Santi Cazorla, hapi perden e skenës me golin e tij në Wembley. Më pas edhe Aaron Ramsey shënoi për të ngritur epërsinë në 2-0, derisa zëvendësuesi Olivier Giroud ka shënuar golin e tij në pjesë të dytë të takimit për t’i fundosur shpresat e kampionit sot.
Manuel Pellegrini përkundër se nuk kishte në dispozicion lojtarët më të mirë të tij sot, disfata e thellë në fillim të stinorit mund të jetë goditje e madhe për qytetarët, që janë kampion aktual të Anglisë.