KOSOVA-OMANI
Bisedime po, konfirmim jo
10 August, 2014 @15:50
Vetëm një ditë pasi që e përditshmja sportive e gazetës Tribuna, Arena, raportoi për aranzhimin e miqësores së Kosovës me Omanin, për datën e lirë nga FIFA, më 7 shtator, FFK-ja ka reaguar.
Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, nuk mohohet në fakt miqësorja, por është squruar se FFK është në bisedime me Omanin dhe ende nuk është përcaktuar nëse do të zhvillohet ose jo ndeshja, për këtë datë të lirë nga FIFA.
Kosova deri më tani ka zhvilluar tre ndeshje miqësore, prej se morri aminin nga FIFA, derisa përveç barazimit me Haitin në ndeshjen e parë, dy të tjerat i ka regjistruar si humbje, nga Turqia dhe Senegali.