ST GALLEN
Bunjaku arrin golin
10 August, 2014 @10:17
Albert Bunjaku, sulmuesi që ka shënuar golin e parë për përfaqësuesen e Kosovës pas lejimit të miqësoreve zyrtare, ka realizuar golin e parë me ekipin e tij të ri St Gallen këtë stinor.
Ai ka shënuar dje golin e barazimit për ekipin e tij, ndaj Aaraut, në minutën e 83-të të ndeshjes për të barazuar shifrat në 2-2, pas udhëheqjes 0-2 të mysafirëve në AFG Arena të St Gallenit.
Përndryshe, për St Gallen është paraqitur nga minuta e parë edhe Ermir Lenjani, derisa Muhamed Demiri ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.