Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Fotot: FCStruga/ fb

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti


11 July, 2023 @8:44

Trajneri Shpëtim Duro, që bëri për herë të parë kampion Strugën në kuadër të elitës së futbollit verimaqedon, tashmë është para duelit të parë të Ligës së Kampionëve për skuadrën.

Në ditët historike për ekipin ku buron Drini i Zi, ekspedita strugane që ka udhëtuar në Vilnus të Lituanisë në kohën kur po mbahet samiti i NATO-së aty dhe po ipet amini për të pranuar Suedinë në NATO, Duro ka qenë i qartë në deklarata.

Struga

Tiranasi 63-vjeç nuk ka dëshiruar ndërrimin e ndeshjeve që e para të luhet në Maqedoni dhe e dyta në Lituani. “Kemi respektuar shortin e UEFA-së,” tha ai shkurt në konferencë për shtyp, duke theksuar se nuk dëshiron ta zgjasë këtë temë. Zalgiris kishte kërkuar pas shortit që ndeshja e parë të luhet me Strugën vendase.

“E presim me interes këtë takim, është historik për klubin tonë pasi është hera e parë që skuadra merr pjesë në Champions League. Jemi një skuadër e formuar prej gjashtë apo shtatë vitesh dhe kualifikimi në Champions është një sukses për skuadrën dhe qytetin. Kështu që këtë ndeshje mund të them se e presim me mjaft dëshirë dhe interes. o më kot fola më sipër për eksperiencën e dy skuadrave në Champions League, patjetër që në letër janë favorit për përvojën që ka Zhalgiris, por edhe ne jemi një skuadër e mirë me lojtarë të fortë e me përvojë dhe kemi mundësitë tona. Në futboll jo gjithmonë fiton favoriti, janë dy ndeshje dhe ne kemi ato mundësi dhe shanset tona,” ka thënë fillimisht Duro në konferencën për shtyp para ndeshje që luhet sonte në LFF Stadionas me fillim prej orës 18:00.

Duke iu përgjigjur në vazhdim pyetjeve të gazetarëve, tekniku Shpëtim Duro është pyetur se a e llogarit barazimin rezultat pozitiv.

Struga

“Të dyja ndeshjet janë shumë të rëndësishme, edhe ndeshja e parë dhe e dytë. Mund të them sido që të zhvillohet situata, asnjëherë nuk përfundon në takimin e parë, por patjetër një rezultat pozitiv do të ishte një avantazh për skuadrën tonë,” ka thënë ai.

Favorit i madh i cilësuar nga bastoret është kampioni i Lituanisë. Fitorja e Zalgrisit kuotohet me 1.36, barazimi me 3.80 ndërsa fitorja e Strugës shkon në kuotën 8!
Kurse sa i përket golave të shënuara në ndeshje, pothuajse të sigurta bastoret se nuk do të ketë shumë, pasi që deri në 2 gola në ndeshje është kuotuar në 1.66, ndërsa mbi 3 gola në ndeshje kuota ka shkuar në 2.15.

Ndeshja e kthimit luhet në Ohër, në stadiumin Biljani Izvori ku Struga do të tentojë goditjen përfundimtare dhe mundësinë për të dalë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve që në tentimin e parë të tyre në këtë garë. Më 18 korrik me fillim prej orës 17:00.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League