SHQIP NË BOTË
Rashani shënon te ekipi i tij i ri
10 August, 2014 @21:47
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Elbasan Rashani, ka shënuar golin e parë për ekipin e tij të ri në Danimarkë, Brondby.
Rashani ka shënuar golin e tij në fillim të ndeshjes, derisa Brondby ka barazuar 1-1 me OB Odensen.
Elbasan Rashani është 21 vjeçar i lindur në Norvegji dhe deri në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit norvegjez, Odd Grenland. Ai që nga 24 korriku ka kaluar në elitën daneze te klubi i famshëm Brondby.
Përndryshe Rashani do të mund të mësojë shumë te ekipi i tij i ri, pasi që aty luan vetereani i sulmit suedez, Johan Elmander, që ka përvojë të madhe nga liga të ndryshme europiane.