GJAKOVARI
Hasi nuk humb pikë fare
10 August, 2014 @21:33
Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi, mbetet trajneri i vetëm në elitën belge të futbollit me rekord perfekt - tre fitore në tre xhirot e para të kampionatit.
Anderlecht sot ka mposhtur Charleroi-në me rezultat minimal 1-0, ku golin e vetëm e ka shënuar sulmuesi serb i ekipit, Aleksandar Mitrovic.
Hasi prej se morri në gjysmë të stinorit të kaluar drejtimin e Anderlechtit, i ka sjellur ekipit dy trofe, atë të titullit të kampionatit dhe të Superkupës belge.
Anderlecht i Hasit është ekipi i vetëm tash në Superligën e futbollit belg që ka arritur të shënojë 3 fitore në 3 ndeshje dhe të mbledh maksimalen e 9 pikëve.
Video
Hasi i nevrikosur